Politike

Opinion/ Çdo bëjë Rama për krizën –

Loading...

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Opinion” se data e zgjedhjeve lokale nuk lëviz dhe se dialog me opozitën mund të kryehet vetëm brenda kornizës kushtetuese. Sipas tij, skenari i PD dhe LSI për të marrë pushtet në tavolinë është i papranueshëm. Ndjekim një ppjesë të deklaratave të tij.

Rama flet për shkrimin e “Bild”: E shkroi Ylli Manjani dhe Basir Çollaku

Kryeministri Edi Rama komentoi mbrëmjen e së enjtes shkrimin e të përditshmes “Bild”, për të cilin tha se ishte media gjermane ajo që e publikoi, por autorë të saj janë ish-ministri Ylli Manjani dhe gazetari Basir Çollaku.

Kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, përballë gazetarëve Mirela Milori, Mentor Kikia, Andi Bejtja dhe Andi Tela.

Blendi Fevziu: Po shkoj tek një pikë që më duket më interesantja, dhe kërkoj komentin tuaj. “Bild” shkruan “Më 11 shtator 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve ishte po shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si dosja 184”,  thotë gazeta gjermane “Bild”, një nga të përditshmet më të mëdha.

Edi Rama: Tani “Bild” është një tabloid që të jemi të qartë.

Blendi Rama: Por është një nga të përditshmet më të mëdha.

Edi Rama: Patjetër. Por unë nuk kam me “Bildin” asnjë gjë, fare. Sepse këtë “Bild” e ka publikuar, por këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe pastref, si e ka ai Çollaku. Pra janë këta që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti.

Blendi Fevziu: A është bërë kjo bisedë?

Edi Rama: Unë po të them se “Bild” ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, njëri i Tv Shijak, njëri i filxhan partisë. Dhe normal gazetari i “Bild” ka marrë këto burime dhe ka bërë publikimin. Unë nuk kam çfarë i them gazetarit, sepse ai thotë ore zotëri çfarë ke me ne, ja ku i ke burimet, merru me ata.

Blendi Fevziu: A është bërë kjo bisedë?

Edi Rama: Së pari një herë, nëse nga mijëra, dhjetëra mijëra biseda ju më kërkoni të kujtoj këtë fjali specifike, nuk mund ta verifikoj në arkivën e memories sime. Ajo që mund t’ju them është se kurrë, kurrë, kurrë, nuk ka ndodhur dhe s’ka se si të ndodhë që unë të merrem me këto pisllëqe, të cilat kanë marrë përsipër t’i pastrojnë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Dhe asnjë herë për asnjë arsye, nuk kam asnjë problem që të përballem me çdo lloj hetimi.

“O vlla ku ka dalë…”, Rama ironizon Bejten (Video)

Dosja 339, krijoi jo pak debat në studion e “Opinion” këtë të enjte. Pyetjes së analistit Andi Bejtja se përse nuk kishte reaguar duke i larguar emrat e përmendur në dosje, për t’i dhënë një mesazh reflektimi opozitës, Kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të largojë njerëz në bazë të përgojimeve. Më tej Kryeministri kërkoi nga Bejtja emrat konkretë që sipas tij kanë dalë në përgjime. Biseda u shoqërua me debate e ironi.

Andi Bejtja: Çfarë duhet të bëjë opozita kur 339 nuk hetohet nga prokuroria për 4 muaj? Kur kryeministri vetë nuk jep një mesazh reflektimi për këtë, për shembull të shkarkojë 2-3 që janë përmenduar në këtë dosje, se nuk u bë qameti. Çfarë e gjeti kryeministrin t’i jepte një mesazh opozitës, që unë reflektova, i shkarkova këto dy veta, e pastaj t’i hetojmë dhe t’i rehabilitojmë prap.

Edi Rama: U përgojuan 2-3 veta thotë Bejtja..

Andi Bejtja: Jo u përgjuan, dolën në dosje thashë unë. Që kanë folur me bandidë, kanë folur me emra që kanë qenë në përgjim. Nuk mjafton për një kryeministër t’i japin një mesazh popullsisë.

Edi Rama: Tani edhe njëherë që të vijmë në sens. Zotëri i dashur, shkëputja e disa fjalive këtu, disa atje dhe kthimi i tyre në argumente politike dhe për më tepër, një arsye për të marrë këtu Kryeministrin dhe për t’i thënë përse mbi bazën e këtyre fjalive, ti nuk ndëshkon njerëz, është fundi, këtu nuk kam më çfarë them.

Blendi Fevziu: Të tërhiqen tha Bejtja, jo të ndëshkohen.

Edi Rama: Është fundi, është fundi. Kush të tërhiqet? Më thuaj kë?

Andi Bejtja: Ata që kanë dalë në dosje.

Edi Rama: Kush ka dalë në dosje, ma thuaj ti se unë nuk e di.

Andi Bejtja: Damian Gjiknuri.

Edi Rama: Ku e ke në dosje?

Andi Bejtja: Ka dalë o vlla…

Edi Rama: O vlla ku? O vlla ku, ma nxirr.

Andi Bejtja: Vangjush Dako.

Edi Rama: Më thuaj ku ka dalë Damian Gjiknuri… ka dalë o vlla, hë vlla ku ka dalë, më trego ku ka dalë.

Blendi Fevziu: (Për) Damian Gjiknuri ka një koment, por nuk është parë përgjimi.

Edi Rama: Vangjush Dako ka dalë duke thënë çfarë? Më thuaj se nuk dua ta rikthej gjithmonë atë histori, sepse nuk dua në asnjë mënyrë se dikush të mendojë se unë po komentoj, sepse ka një proces për Saimir Tahirin dhe unë respektoj procesin.

Andi Bejtja: Po s’thashë gjë…

Edi Rama: Jo më nuk the ti, do them unë tani, do flas dhe unë.

Edi Rama: Por nuk e nxorët akoma mësimin mor zotëri. E bëtë këtë milet të flasë me vete, duke u marrë me përgojime, me muhabete jo ky i tha kështu, jo ky ashtu.

Rama kërkon respekt nga analistët: Jam Kryeministër i Shqipërisë 

Kryeministri Edi Rama, tha me ironi se ia kishte lakmi ish-Kryeministrit Sali Berisha, pasi atë nuk e kishte ndërprerë Blendi Fevziu gjatë intervistës.

Komentin e bëri pas një inserti që solli gazetari Blendi Fevziu, nga një deklaratë e Berishës më 19 Dhjetor 2006 gjatë një interviste në “Opinion”.

Ndërkohë pas ndërhyrjes së gazetarëve, Rama nuk ngurroi t’u kujtonte se është Kryeministër i Shqipërisë.

Edi Rama: E pata zili, se foli dhe nuk e ndërpreu asnjeri.

Blendi Fevziu: Ka qenë autoritar ai.

Edi Rama: Po thosha si nuk po e ndërpret njeri. Tani, mos më ndërprit. I referohemi vitit 2006.

Andi Tela: Kemi Kushtetutë tjerr thuaj.

Edi Rama: O Zot.

Blendi Fevziu: Mbaroje të lutem.

Edi Rama: Nuk kam tjetër… O ju më lini të flas, ose unë vetëm do aprovoj. Unë ju respektoj, jeni njerëz që meritoni respekt për shumë arsye, por unë në fund të ditës jam Kryeministër i Shqipërisë. Tani o më respektoni, ose s’kam asnjë problem unë. Nëse juve…ja nxirr 7-ën, dakord. E njëjta gjë, në rregull.

Në vazhdim, kryeministri kërkoi që t’i jepej një kohë që të përgjigjej pa e ndërprerë askush.

“Kemi arritur një standard ku edhe 3 shkopinj gome krijojnë debat”

Rama flet për dhunën ndaj Sahit Dollapin

Duke u ndaluar tek dhuna në protestat e opozitës, në veçanti tek ajo e 11 Majit, ku në drejtim të institucioneve u hodh molotov, drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu solli në vëmendjen protestën e 21 Janarit. Duke shfaqur disa pamje ku protestuesit përplaseshin me policinë, Fevziu tha se “po të flasim për sulm ndaj institucioneve, kanë ndodhur edhe më të rënda”.

Por Kryeministri reagoi duke thënë se në fund të protestës së 21 Janarit pati 4 të vrarë, ndërsa në protestën e opozitës më 11 Maj i vetmi incident ishin shkopinjtë e gomës ndaj sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi. Rama tha se ndihet krenar që sot është vendosur një standard i tillë ku edhe 3 goditje me shkop gome krijojnë debat dhe ku Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e pranojnë vetë dhe thonë ishte një moment i gabuar.

Edi Rama: Ky këtu është një konfrontim, ndërkohë që ajo aty, ato janë armë që përdoren për të hedhur tanket në erë. E kam dëgjuar shumë shpesh këtë krahasim dhe habitem me mungesën e ndershmërisë intelektuale për të bërë këtë krahasim. Ky moment është një moment i cili ka ardhur si rezultat i një proteste që në fund të saj ka prodhuar 4 të vrarë, dhjetëra të plagosur me armë zjarri. Janë mijëra fishekë mësimor dhe lufte në tokë. Dhe nëse ju më tregoni një molotov të vetëm që i është hedhur, 1 jo dhjetëra, që i është hedhur derës së Kryeministrisë atje… Nuk po të justifikoj asgjë, unë po të them mos bëni krahasime. Unë jam shumë krenar që ka ardhur dita që sot bëhet legjendë Sahit Dollapi, për 3 goditje me shkop gome, që do të thotë kemi arritur një standard ku edhe 3 shkopinj gome krijojnë debat të madh dhe kemi arritur një standard ku Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm thonë që ato sekonda, ishin sekonda të gabuara të Policisë së Shtetit, ndërkohë që këtu ishim po bashkë në këtë vend, ku vriteshin njerëz dhe të nesërmen dekoroheshin ata që i vranë.

Blendi Fevziu: Zoti Rama, Sahit Dollapi ishte drejtues politik i PD dhe që prej 28 Majit 1996 një drejtues politik nuk është prekur me dorë. Është hera e parë. Por nuk ka mbaruar Zoti Rama, rrezikon që të kemi viktima më 30 Qershor. Çfarë do bëni ju për ta parandaluar?

Loading...

Edi Rama: Një minutë, mos më… këtë standard ku po të them bëhet debat i madh dhe ku Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e pranojnë vetë, që thonë ishte një moment i gabuar. Pse ishte moment i gabuar? Ishte i gabuar për standardet që kemi ne. Se shkopinj gome dhe masakër mbi 130 e ca civilë, të plagosur e të sakatuar e me forca speciale që hipnin deri në kat të tretë në kulla, i kanë bërë ata që sot…

“30 Qershori nuk lëviz”, Rama: Do isha larguar nëse…

“Jua them të gjithë shqiptarëve, nëse për një sekondë të vetme, unë do të mendoja se po iki unë, këtu do normalizohet gjithçka dhe këta do të sillen normalisht nesër, unë nuk do isha këtu sot, do kisha ikur. Nëse unë do të mendoja se këtu do të mbarojë kjo marrëzi, nëse do të mendoja se Saliu të nesërmen e ikjes sime do të bëhej njeri dhe do të mendojë më në fund një herë të vetme që ky vend nuk është i tiji dhe nuk mund të bëjë çfarë të dojë apo ta djegë sa herë nuk ka pushtet, apo të hedhë në erë institucionet, sa herë i teket atij, unë do kisha ikur, por nuk është çështje personi, është çështje e një sistemi që duhet ta ndërtojmë për fëmijët tanë. Kemi ardhur këtu, sepse nuk e kemi marrë kurrë seriozisht.

Ai tha se nuk mund të hyjë në atë që e quajti marrëzi të shtyrjes së zgjedhjeve mbi kërkesa të pabaza, pasi do të krijohej precedent.

“30 Qershori është data e zgjedhjeve vendore, por nëse ne hyjmë në këtë marrëzi që të diskutojmë a duhet në një sistem demokratik të krijojmë një traditë që s’ka lidhje me demokracinë, që ai që e përdor mandatin që i ka dhënë populli për të marrë peng nga pozitat e pakicës ngaqë nuk fiton dot zgjedhjet, ngaqë është i rrezikshëm, se mund të bëjë këtë, këtë, këtë, duhet t’i hapim rrugë, këtu ka marrë fund. Nuk është çështja e 30 Qershorit, çështja është që nuk ka mundësi të bëhen më kurrë për kushedi sa vite zgjedhje normale, procese normale dhe të ketë bashkëjetesë normale nëse legjitimohet djegia e mandateve, do të vijë tjetra do të bëjë të njëjtën gjë”.

“Po u bë dhunë kush e ka fajin? Po u bë dhunë e ka fajin ai që dhunon. Këtu kemi ardhur në pikën që kemi relativizuar dhunën dhe e konsiderojmë një shprehje të natyrshme të një pozicioni politik të disa njerëzve që kanë luftuar për drejtësi.”

Kryeministri shprehu bindjen se në 30 qershor mund të ketë gjëra që mund të ndodhin tek tuk, po shqiptarët nuk përzihen në trazira.

Zgjedhje të parakohshme? Rama: Nuk ka shans!

Kryeministri Edi Rama tha në “Opinion” se nuk ka asnjë shans që ai si kryeministër dhe lider i shumicës të pranojë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, pasi kjo është një logjikë që nuk ka lidhje me shtetin.

Rama tha se logjikën e anulimit të lojës e përdor me djalin e tij të vogël, Zahon, kur luan, porse kjo logjikë nuk ka lidhje me raportin e të zgjedhurve me zgjedhësin.

Mirela Milori: Përse ju për zhbllokuar situatën nuk bini dakord për qeveri tranzitore deri në Shtator a tetor kur kërkohet, hyni përsëri në zgjedhje dhe fitoni bindshëm?

Edi Rama: Këtë logjikë unë e përdor me Zahon, d.m.th. kur luajmë dhe kur kërkohet anulim loje unë e pranoj anulimin e lojës, por kjo logjikë nuk ka lidhje me shtetin, me marrëdhëniet mes institucioneve dhe publikut dhe nuk ka lidhje me raportin e të zgjedhurve me zgjedhësin. Kush jam unë këtu? Që unë bëkam anulim loje dhe futemi edhe një herë nga e para, kujt ia kanë për borxh këtë populli?….Janë disa që po na thonë ne jemi gati të çmendemi, dhe ne jemi gati të hidhemi në erë dhe t’ju marrim të gjithëve me vete, prandaj ju tani anuloni lojën. Nuk ka shans! Nuk ka shans! Nuk ka shans! Sepse nuk jemi tek fusha e vogël e lojës në Surrel, ku ka anulim loje dhe i lëmë të bëjnë edhe ndonjë gol. Jemi në kushtet kur po flasim për gjëra shumë serioze dhe kjo teoria që meqë ai nuk i fiton zgjedhjet, pse nuk i bën edhe një herë nga e para.

Rama: Ramushi fatkeqësisht ka gënjyer 

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për akuzat e Kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se në samitin e Berlinit, Rama i kishte bërë presion për të hequr taksën me Serbinë. Kryeministri shqiptar tha se homologu i tij kosovar gënjen dhe se e vetmja gjë që i është kërkuar kishte qenë pezullimi i taksës. Kjo kërkesë, sipas Ramës kishte ardhur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, të cilët kishin shprehur gadishmërinë e tyre për të ndihmuar në rifillimin e dialogut me Serbinë.

Edi Rama: Është një perceptim i gabuar që ka Ramushi, që fatkeqësisht ka gënjyer. Sepse nuk i ka kërkuar askush që ta heqë taksën, i është kërkuar pezullimi i taksës. Nuk i ka kërkuar njeri ta heqë taksën, i është kërkuar pezullimi për t’i dhënë një shans rifillimit të dialogut me angazhimin direkt të Kancelares dhe Presidentit francez. Tani më fal, taksa, unë e kam mbështetur.


Blendi Fevziu: Pra ju i keni bërë presion për pezullimin?

Edi Rama: S’kam bërë presion më, çështë ky presion. I kam thënë ky për mendimin tim është propozim fantastik dhe pranoje.

Blendi Fevziu: Dhe çudi është t’i bësh Ramushit presion, edhe shumë nuk ta mban… Po kur thotë kryeministri i Kosovës më ka bërë presion, 3 herë, jo njëherë, unë të mos e citoj tani.

Edi Rama: Po të them që ka qenë një moment ideal që taksa të funksiononte, sepse taksën e kam mbështetur që ditën e parë, jo si masë tregtare, si masë tregtare është absurde, është kundër gjithë rregullave. Por e kam thënë dhe e kam mbrojtur në çdo takim me të gjithë partnerët, është klithmë që Kosova e bën për t’u dëgjuar, për të thënë: Ej ne jemi këtu, jemi angazhuar në një dialog, për vite e vite dhe nuk po marrim asgjë, ndërkohë që Serbia vazhdon hap kapituj për negociata. Ama klithma për çfarë bëhet? Bëhet që të sensibilizosh dhe në momentin kur të vijnë dy liderët e Europës, Gjermani dhe Franca, Presidenti dhe Kancelarja thonë aman, të lutem ta pezullojmë këtë për 4 deri në 6 muaj dhe ne do të angazhojmë personalisht, do të vemë kreditet tona i tha ajo zonja, që të funksionojë procesi dhe ta shtyjmë përpara. Tani normalisht, po pezullojë se nuk po të thotë hiqe. Se amerikanët thonë hiqe, sezbën sepse nuk duam të dëgjojmë për gjë tjetër. Këta thanë pezulloje që ne të vazhdojmë procesin. Tani si do të vazhdosh, nëse i thua jo… po mirë në rregull, jo. Po ama kujt i shërben kjo, sepse taksa është instrument negocimi në këndvështrimin tim.

Blendi Fevziu: Kryeministri thotë është një masë për të ndaluar ndarjen e Kosovës, kështu e tha.

Edi Rama: Urdhëro? Po si do të ndahet Kosova?

Blendi Fevziu: Me atë planin kështu… një këtej, një andej…. fusim këtë, fusim atë?

Edi Rama: E si do bëhet plani?

Blendi Fevziu: Se di njeri..

Edi Rama: Po si mund të bëhet more, po si ka mundësi? Si mund të bëhet realitet një plan që se di njeri.

Rama: Si dola nga Lëvizja e Dhjetorit dhe çfarë i thashë Berishës (Video)

Kryeministri Edi Rama tregoi në “Opinion” edhe mënyrën se si ishte larguar nga Lëvizja e Dhjetorit të vitit 1990 dhe debati që kishte pasur me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Blendi Fevziu: Të ka ngelë ëndërr që kur të përzunë në Dhjetor të 90-ës ta drejtosh PD-në…

Edi Rama: Fevzi, ti je nga ata që këtu në “Opinion” e bën historinë si të duash, por kur e shkruan historinë je korrekt. Nga Lëvizja e Dhjetorit unë kam dalë vetë, dhe si kam dalë? Ti e di shumë mirë. I kam thënë Saliut: Më fal, ky këtu dhe ca të tjerë, i keni dorëzuar teserat e Partisë së Punës që vini dhe flisni këtu? Dhe Gramoz Pashko, që ndjesë pastë, ndërhyri dhe unë dola. Dhe Leka Meksi që është edhe ai një që di edhe historinë e periudhës bizantine, mund ta pyesni, kur kam dalë, më tha rri. Dhe unë i kam thënë një fjali që nuk e përsëris dot këtu se atëherë isha më i ri. Kështu që mos më thuaj mua të përzunë, mua nuk më ka përzënë njeri. Ika dhe më vjen shumë mirë që ika, sepse kam qenë i pari që e kam kuptuar se çfarë e priste këtë vend me atë 25 vjet sekretar partie, që na u kthye në anti-komunistin më të tërbuar.

Në vazhdim, Rama iu përgjigj edhe Kujtim Gjuzit, deputetit të ri të Kuvendit të Shqipërisë, i cili një natë më parë tha se kishte mësuar Ramën se si të qepte pantallona.

“Nuk kam qepur asnjëherë pantallona”, tha Kreu i Qeverisë, “por e kam thënë që në jetë të tretë unë dua të jem rrobaqepës, kjo nuk është sekret./tvklan.al

 

 

 

 

 

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani