Aktualitet

Operacion antidroge në Firence/ Rrjeti i organizuar mes familjes, 4 shqiptarë të arrestuar

Loading...

ITALI– Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni antidreoge të zhvilluar në Firence.

Katër prej të arrestuarve ishin shtetas shqiptarë që jetonin në Itali, ndërsa një prej tyre ishte italian. Mediat italiane nuk i kanë bërë publike emrat e tyre.

Tre prej të arrestuarve ndodhen në burgun e Sollccianos, kurse për dy të tjerët u vendos masa detyrim paraqitjeje.

Ndërkohë që hetimet për grupin vijonë për të zbuluar të gjithë rrjetin, që dyshohet ishte organizuar në nivel familjar.

Detajet për operacionin do të publikohen nga Karabinieria e Firences në orën 10:30 në një konferencë shtypi.

(k.m./dosja.al)

The post Operacion antidroge në Firence/ Rrjeti i organizuar mes familjes, 4 shqiptarë të arrestuar appeared first on .

Marre nga

Loading...