Sport

Nxehet lufta mes tifozerive – Legjendat: “Plisat janë tifozët më të pabesë n’botë, Llapi është me Batatinën”

Loading...

Vazhdojnë polemikat e tifozerive në futbollin kosovar.

Pas deklaratave të kryetarit të Plisave, Albert Kastratit, se tifozët e skuadrës nga “Zahir Pajaziti” janë me Prishtinën e jo me, ashtu siç e ka quajtur ai, “Patatinën”, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të Llapit, më saktësisht “kapos” së Legjendave, Bajram Bejtullahu, i cili e ka demantuar Kastratin.


Bejtullahu këtë e ka bërë duke shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

REAGIM

Llapi është me Tahir Batatinën. I gjithë qyteti është përkrah klubit të zemrës e në veçanti Tahir Batatinës i cili e mori Llapin nga gjendja e kolapsit dhe e bëri konkurent për titull kampion.

Ti, Albert Kastrati, prijës i tifozerisë më të pa besë, ti je i shumë i vogël me fol për Tahirin sepse falë tij tu mbush stadiumi, tu mbush me plot llapjanë por ju na pretë në besë e na sulmuat!

Llapi është veç me Llapin, qytetarët e Podujevës nuk janë as “simulues” të Prishtinës e as Feronikelit, luani ndërmjet vete e cili është më i mirë le t’fitoj, por mos e përziej Llapin në këso temash!!!

E din ti Albert Kastrati, se si je shku në Evropë, falë Besës, por kur shkuat “pa djersë”, pësuat debakël.

Sa merreni me Tahirin, përgaditeni tifozerinë tuaj për Drenas, mos mendo që do na ndalni t’ua mbushim stadiumin tuaj(me Llapin – çmimet e biletave 3, 5 dhe 10€ ndërsa me 89shin biletat 1, 2 dhe 5€)!!!

DO JEMI PËRKRAH LLAPIT TË TAHIR BATATINËS!

Me respekt
Kryetari i “Legjendave”
Bajram Bejtullahu

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...