Nuri Seferi – Rashid, ja ku mund ta shikoni super meçin

Nesër me 25 maj do të ketë spektakël në arenën e boksit profesionist.

Nuri Seferi do të rikthehet në ring. Ai do të ndeshet me boksierin me nënshtetësi gjermane Rad Rashid, shkruan GazetaBlic.

Sot me 24 maj – janë mbajtur peshimet zyrtare të të dy boksierëve për meçin e nesërm.


Nuri Seferi i cili peshon 90 kilogram do të ketë përball ‘bishën’ me nënshtetësi gjermane 91 kilogramshin, Rad Rashid.

Ndërkaq këtë meç të madh mund ta shikoni ekskluzivisht në faqen zyrtare të Nuri Seferit në “Facebook”.

Ja linku

Duelin fillon nga ora 22:30.

Nuri Seferi është një nga boksierët më të mirë shqiptarë dhe gjithmonë ngjitet në ring me ngjyrat kuqezi.

/GazetaBlic/

Burimi