Sport

Nuk po ndalen ikjet nga Bayerni – Rafinha i bashkohet dyshes Robben dhe Ribery

Loading...

Mbrojtësi i djathtë i Bayern Munich, Rafinha, ka konfirmuar se do të largohet nga gjiganti i Bundesligës në fund të këtij sezoni.

Duke folur në një konferencë për media të martën, 33-vjeçari e pranoi se koha e tij me Bayernin ka mbaruar dhe se do të largohet nga klubi në qershor, kur edhe i skadon kontrata, transmeton Gazeta Express.

Ai i bashkohet dyshes legjendare Arjen Robben dhe Franck Ribery që do t’i thonë lamtumirë Bayernit këtë verë.


Rafinha iu bashkua Bayernit nga Genoa në vitin 2011 dhe i regjistroi plot 266 paraqitje dhe gjashtë gola për bavarezët.

Braziliani i ndihmoi klubit ta fitojë Bundesligën gjashtë herë radhazi, si dhe ishte pjesë e skuadrës që e fitoi tripletën historike më 2013.

“Kanë qenë tetë vite të mrekullueshme. Kam kaluar disa momente madhështore këtu. Tripleta më 2013 ishte diçka e veçantë. Çdo gjë e ka edhe fundin e vet dikur”, tha Rafinha.

Burimi

Loading...
SuperDyqani