KOSOVA Lajme

Nuk ndalet Molliqaj: Thashë të vërtetën absolute për SHIK-un, Konjufca në duart e e Veselit dhe Burdushit

Loading...

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka insistuar se ai e ka thënë të vërtetën kur ka deklaruar në Kuvend se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ishte pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

“Ajo çfarë kam thënë unë për Glaukun [Konjufca] vjen pas më shumë se një viti durim dhe heshtje ndaj shpifjeve që janë krijuar ndaj nesh. Unë kam thënë një të vërtetë të madhe absolute e cila do t’i mbijetojë çdo rrethane dhe çdo kohe”.

“Unë nuk kam gënjyer, përkundrazi ata janë fshehur dhe nuk e kanë fuqinë të ballafaqohen. Ata janë strukur nëpër biruca dhe janë fshehur”.


“Vet Glauk Konjufca në mënyrë indirekte në paraqitje publike e ka pranuar. Unë kur kam folur në Kuvend, ata kanë heshtur. Kur kam folur në emisione, ata kanë heshtur – është absolutisht e vërtetë”.

Molliqaj në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ish-kolegu i tij Glauk Konjufca është i varur nga dy persona.

“E keqja e madhe e kësaj pune është se ai [Glauk Konjufca] tashmë është bërë i shantazhuar, i shantazhueshëm dhe i varur nga dy persona në Kosovë – Kadri Veseli dhe Burdushi”.

Loading...

“Më vjen keq ku kanë përfunduar, por është vendimi dhe rruga e tyre”.

“Glauk Konjufca është në duart e këtyre dy personave – njëri është me probleme të mëdha politike dhe veprime të tjera për të cilat kemi luftuar derisa tjetri është person me probleme ordinere”.

“Tash Kadri Veseli e ka në dorë Glauk Konjufcën. Ajo çfarë po bën Kadri Veseli është se po thotë që të gjithë që kanë qenë aty kanë kontribuar. Ai nuk po thotë që nuk ka qenë, por po thotë që do t’i ngijë SHIK ata që kanë folur më së shumti për SHIK-un”.

Deputeti i PSD-së ka deklaruar se edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka akuzuar deputetin Sami Kurteshi të Vetëvendosjes se ka qenë pjesë e SHIK-ut, por se kjo parti nuk e ka paditur presidentin ashtu sikur PSD-në për shpifje.

“Edhe presidenti i Kosovës [Hashim Thaçi] i tha deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Sami Kurteshit, që ka qenë SHIK dhe nuk i bënë padi presidentit të Kosovës për shpifje. A i bie kjo që Vetëvendosja e ka pranuar që Sami Kurteshi ka qenë SHIK?”.

“Sami Kurteshi nuk e mohoi dhe nuk e paditi presidentin. Ajo çfarë di sigurt është se nuk e kanë paditur Hashim Thaçin, pra padi paska vetëm për PSD-në”.

“Kadri Veseli tash po e mban në grusht Glauk Konjufcën, por jo vetëm ai pasi është edhe Burdushi. Më vjen keq për gjendjen ku kanë përfunduar”.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani