KOSOVA

Nuk ka pajtim me Serbinë pa u njohur e vërteta dhe dënuar kriminelët –

Loading...

11:51, 14 Maj 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar lokacionin ku pritet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës.

Veseli ka thënë se ky Muze i Gjenocidit do të ketë rol edukativ për brezat e ardhshëm dhe ka theksuar që gurthemeli të bëhet më 2020, njofton .

”Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dy dekada më herët dhe Serbia për këtë do të përgjigjet”.

”Falënderoj cdo organizatë qeveritare që merret me jetësimin e së vërtetës ndaj krimeve të bëra ndaj shqiptarëve”.

”Falënderoj të gjitha grupimet politike në Parlamentin e Kosovës. Kjo është një iniciativë që populli i Kosovës e merr për hir të së drejtës dhe të vërtetës”.

”Nuk ka pajtim pa pasur të vërtetë dhe dënim përkatësisht për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë”.

Loading...

”Ditën e enjte do të jetë njëra nga iniciativat më së shumti e votuar nga Kuvendi i Republikës së kosovës. Do të themelohet  Komisioni Shtetëror që do të merret me ndriçimin e së vërtetës dhe dokumentimin e saj”.

”Ditën e enjte do ta kemi edhe disa vendime, njëri nga to do të jetë edhe ndërtimi i Muzeut të Gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës”.

”Do ta propozojmë këtë vend të ish-Tjegullores. Çdo veprim që do të bëhet do të bëhet në mënyrë të drejtë dhe profesionale”.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani