Lifestyle

Nuk i shkoi në dasmë Erik Lloshit, Anxhela Peristeri zbulon arsyen e fortë pse s’ishte atje

Loading...

Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi janë përfolur shumë kohë në media se kanë pasur një sherr dhe për këtë shkak, nuk flisnin më bashkë.

Këto fjalë u përforcuan edhe më shumë kur Eriku nuk i shkoi në recital Anxhelës dhe ajo nuk i shkoi në dasmën që organizoi disa javë më parë.

Së fundmi, Anxhela ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, prej nga ku i ka kërkuar falje Erikut që s’ishte në dasmën e tij, por ka thënë se kishte një koncert të rëndësishëm atë datë.

Loading...

“Eriku mungoi në koncertin tim sepse kishte një problem të vetin. Kur u martua Eriku unë kisha mbyllur një datë për koncert dhe nuk bëhej fjalë ta anuloja sepse ishte shumë e rëndësishme, njerëzit do vinin nga Amerika. Unë i kërkoj falje që nuk isha. Tani po të dojë të mungojë edhe ai në dasmën time”, u shpreh Anxhela.

Më pas ajo ka thënë se ndonëse nuk ka qejf të bëjë dasmë me partnerin e saj, ajo me Erikun janë një me një pasi dhe ai nuk i shkoi në recital.

The post Nuk i shkoi në dasmë Erik Lloshit, Anxhela Peristeri zbulon arsyen e fortë pse s’ishte atje appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani