Lifestyle

Nuk është pranë saj në ditën e veçantë, Robert Berisha emocionon me fjalët dedikuar vajzës për ditëlindje

Loading...

Ditën e sotme, vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, feston 4 vjetorin e lindjes së saj dhe për prindërit e vogëlushes është një ditë speciale.

Megjithatë, Roberti nuk është dot pranë vajzës në këtë ditë për shkak të angazhimeve me koncertet që ka.

Këngëtari ka publikuar pak më parë një foto në Instastory ku shihet teksa flet në kamer me vajzën e tij, përbri së cilës ka shkruar “Më mungon”.

Më pas, Roberti ka publikuar një tjetër foto me të bijën, kësaj here duke e uruar me fjalë të ëmbla për ditëlindje. “Gëzuar ditëlindjen evlad. Të don babi shumë”, ka shkruar Roberti përbri kësaj fotoje ku Renee shihet në moshë më të vogël.

The post Nuk është pranë saj në ditën e veçantë, Robert Berisha emocionon me fjalët dedikuar vajzës për ditëlindje appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...