Politike

Nuk e njohim 13 Tetorin –

Loading...

Nuk ka vonuar përgjigja e Kryeministrit për Presidentin. Pas mbledhjes së gjatë të Kryesisë Socialiste, Edi Rama tha se për të 13 Qershori është një e diel e zakonshme vjeshte. Zgjedhjet parlamentare janë në 2021, deklaron i prerë, ndërsa ato lokale të 30 Qershorit vendosën drejtuesit e rinj të 61 bashkive.

Rama thotë se në axhendën e Partisë Socialiste është parashikuar dhe dialogu me opozitën, atë parlamentare dhe atë jashtë parlamentare, por çështja për të cilën pranon të diskutohet dhe jo të bëhen pazare është reforma zgjedhore.

Për rreth 200 minuta, Kryesia Socialiste bëri një analizë të thelluar post zgjedhore, pasi sipas Edi Ramës, kjo forcë nuk dehet nga fitoret, siç e quan ai 30 Qershorin.

Kryesia vendosi të shtyjë për pasditen e së martës mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e vendosur të mbahej të hënën e 22 Korrikut, e kushtëzuar kjo vendimmarrje nga axhenda e Kryeministrit.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani