Lajme

Notre Dame nuk është problemi i vetëm –

Loading...


Jelekverdhët kanë ndezur zjarre simbolike përgjatë marshit të tyre në Paris, për të dërguar mesazhin se, rindërtimi i katedrales Notre Dame nuk është problemi i vetëm i Francës. Mesazhi i tyre i drejtohej presidentit Emmanuel Macron. Zjarret simbolike raportohet se janë bërë për të tërhequr vëmendjen e presidentit nën moton “Më shiko edhe mua – edhe unë kam nevojë për ndihmë”.

Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për të vënë nën kontrollë situatën.

Protestuesit kanë shënuar fundjavën e 23-të të aksionit “xhaketat e verdha” kundër qeverisjes së Macronit, të cilën ata e shohin favorizuese ndaj të pasurve dhe bizneseve të mëdha. Protestuesit në Francë thonë se e përfaqësojnë punëtorin, studentin, penzionerin si dhe janë dëmtuar nga papunësia e lartë dhe taksat e larta në vend.

Marre nga TPZ.al

Loading...