Lifestyle

Nora e Roberti i festuan ditëlindjen vajzës së tyre, Tuna dhe Patrisi bëjnë veprimin e papritur

Loading...

Ditën e djeshme, Renee, vajza e Norës dhe Robertit, festoi 4 vjetorin e saj në një festë të magjishme prej princeshash, që ishte mbushur plot me ëmbëlsira e lodra.

Por në këtë festë është vënë re se mungonte Tuna dhe Patrisi, të cilët madje as nuk e kanë uruar Renee, të paktën jo publikisht.

Ndërkohë, edhe Tiani, djali i Tunës dhe Patrisit, kishte disa ditë më parë ditëlindjen dhe pavarësisht mosmarrëveshjeve, Roberti e uroi nipin nëpërmjet një postimi në Instastory dhe gjatë një interviste tha se nuk shkoi dot në festën e ditëlindjes së tij pasi ndodhej në Ulqin.

Ndërkaq, sot ka ditëlindjen Patrisi dhe nëpërmjet disa postimeve në Instastory, Tuna e ka uruar partnerin duke e quajtur babain më të mirë në botë.

The post Nora e Roberti i festuan ditëlindjen vajzës së tyre, Tuna dhe Patrisi bëjnë veprimin e papritur appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...