Lifestyle

Njolla make up-i në rroba? Ka një mënyrë të thjeshtë për t’i zhdukur

Loading...

Sa herë ju ka ndodhur të njollosni me make up bluzat e këmishat tuaja të preferuara? E dimë, shumë herë!

Njollat e fondatinës janë më të vështirat për t’u hequr dhe jo rrallëherë na i kanë nxjerrë jashtë përdorimit veshjet e preferuara.

Megjithatë ekzistojnë mënyra për t’i hequr qafe njollat e vështira të fondatinës nga veshjet e bardha. Gjithçka që ju duhet është ujë i oksigjenuar, ujë i gazuar dhe durim!

E mira është që të veproni sapo veshja të njolloset, në të kundërt njolla bëhet më e vështirë ose e pamundur për t’u hequr. Këshillohet të përdorni një produkt zbardhues, uji i oksigjenuar do të ishte perfekt. Kujdes me mënyrën si e aplikoni, pasi mund të rrezikoni të përhapni njollën.

Njomni një pambuk me ujë të oksigjenuar dhe aplikojeni me kujdes, jo duke e fshirë. Lëreni ujin të veprojë për gjysmë ore dhe më pas zhyteni pjesën e njollosur në ujë të gazuar. Pas kësaj lajeni në lavatriçe si zakonisht.

Loading...