KOSOVA

Një i mitur theret me thikë në Prishtinë –

Loading...

23:20, 15 Maj 2019

Një person i mitur është therur me thikë, njofton .

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Florije Ahmeti, zëdhënësja për media e policisë në rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar një informatë për një rast të therjes me thikë”.

“Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtine, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime  nga arma e ftohtë (thikë)”.

“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”.

Loading...

Therja e të riut ka ndodhur pas një përleshje mes të rinjve në një kafiteri. Motivet e përleshjes akoma nuk dihen.

klankosova.tv

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani