Një foto virale si mesazh –

Shqipëria përjetoi sërish një protestë masive. Të shtunën, siç raportojnë disa prej mediave më të mëdha në botë, dhjetëra mijëra njerëz dolën në shesh. Ndryshe nga herët e shkuara, protesta ishte paqësore.

Kjo foto e “Associated Press” është shpallur ndër fotot më të bukura të ditës. Ajo tregon se protesta masive ishte një mesazh së pari për Europën.

Ndërkohë, e diela u pasua sërish me një shkëmbim publik letrash nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari demokrat, Lulzim Basha.

Java që vjen do sjellë sërish protesta, kurse qeveria ka vendosur të shtyjë nisjen e fushatës më 1 qershor për të mos patur përplasje të premten kur opozita do zbresë sërish në shesh.

Marre nga TPZ.al