Aktualitet

Një ditë pas protestës, si duken sot Kryeministria dhe Kuvendi (Video) –

Loading...

Opozita zhvilloi mbrëmjen e së shtunës protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë. Tubimi u shoqërua që prej fillimit të saj me tensione të larta, ku disa protestues hodhën molotov dhe flakadanë në drejtim të godinës së qeverisë.

Për pasojë dera hyrëse e saj u përfshi nga flakët. Siç shikohet dhe nga pamjet e ABC News mëngjesin e kësaj të diele, dera dhe shkallet janë nxirë për shkak të zjarrit. Ndërkohë në pjesën e përparme të murit të Kryeministrisë, protestuesit kanë hedhur bojë të zezë, blu dhe rozë.

Nga ana tjetër, edhe tek Parlamenti janë ende të pranishme mjetet piroteknike dhe gazi lotsjellës që u përdorën gjatë protestës. Siç shikohet edhe nga pamjet, përveç molotovit, protestuesit përdorën aty fishekzjarre dhe kapsolla.

Ndërsa në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, protestuesit përdorën gurë, duke thyer disa dritare të godinës.

/abcnews.al

Marre nga TvKlan

Loading...