Aktualitet

Nis protesta e 5-të kombëtare e opozitës (Live) –

Loading...

18:40- Dy ditë pas protestës së dhunshme të 11 Majit, mbështetësit e opozitës kanë nisur të mblidhen sërish para Kryeministrisë pasditen e kësaj të hëne për të kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore, e cila sipas tyre do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndryshe nga protestat e kaluara, kjo do të jetë një protestë marshim, ku qytetarët janë ftuar për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjen e politikës nga krimi.

Skenari se si do të zhvillohet kjo protestë marshim, mbahet sekret dhe nuk dihet nëse do të ketë një fjalë të kryedemokratit Basha.

Përreth godinës së kryeministrisë janë rivendosur mbrojtëse metalike, një pjesë e së cilave u shkëputën gjatë përplasjeve me protestuesit pasditen e së shtunës. Në terren kanë zbarkuar 1 500 forca policie për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. /tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...