Aktualitet Lajme

Ngjela: PD ka dështuar, shpresojmë të hyjnë ndërkombëtarët –

Loading...

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se PD ka dështuar në aksionin e vet. Ngjela ka deklaruar se shpreson që të hyjnë ndërkombëtarët dhe të përpiqen që të bindin PD-në që të hyjë në zgjedhje.

“Në Shqipëri, Uashingtoni ka rol të rëndësishëm. Protesta nuk kishte mbështetje nga Uashingtoni dhe Brukseli. SHBA dhe BE kanë thënë se qeveria është e ligjshme dhe zgjedhjet janë të ligjshme.

Ndërkombëtarët kanë deklaruar se  pushteti nuk është fituar me vota të vjedhura siç flet opozita. Prandaj, edhe opozita është e dështuar. PD është e dëmtuar shumë sepse nuk hyn në zgjedhje. Kjo që bën PD për të bërë protesta është zgjedhje. Ndërkombëtarët nuk e pranojnë aksionin. Këta t’i japin mundësinë PD-së që të hyjë në zgjedhje. Perëndimi do hyjë apo jo. Kjo është pyetja. Nëse do të hyjnë, atëherë mund të ngrejë PD-në sepse përndryshe Partia Demokratike shuhet. A do ta bëjnë ndërkombëtarët këtë? Duhet të presim. Unë kam shpresë se do të ndërhyjnë. Le të shpresojmë që të ndërhyjnë, pasi së fundmi kanë zbutur deklaratat”, tha Ngjela.

(d.xh/Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...