Aktualitet Lajme

Nga Shkodra në Selenicë, Rama iu bën analizën kandidatëve –

Loading...

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar konkretisht kandidatët e përzgjedhur nga Partia Socialiste për të drejtuar 61 bashkitë në vend. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama u shpreh shumë i kënaqur me kandidatin e zgjedhur për Shkodrën, Valdrin Pjetrin.

“Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komunitetit shkodran, një individ që meriton të gjithë respektin dhe vlerësimin tonë që e kam njohur në kryerjen e disa detyrave të rëndësishme, që i përket atij komuniteti si gjenerata e re një familjeje me rrënjë të thella në shkodër dhe me një traditë familjarë shumë të respektueshme”, u shpreh kreu i maxhorancës.

Nuk mungoi vlerësimi edhe për Safet Gjicin që kandidon për bashkinë e Kukësit.
“Besoj që i kemi dhënë Kukësit kandidatin e duhur për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në atë bashki. Në personazh i mirënjohur për komunitetin dhe që më parë në detyrën e prefektit të Kukësit ka dhënë prova të mjaftueshme për t’u vlerësuar si një administrator i aftë. Po ashtu kam besim se në tërësi kandidaturat në zonat ende më të prapambetura të vendit për 1001 arsye që dihen dhe posaçërisht në zonat pak më të thella që nga Tropoja e deri në Konispol janë kandidatura që meritojnë të konsiderohen me vëmendje dhe të votohen nga shumica e komuniteteve përkatëse”, tha Rama.

Për kandidaten në Durrës, Rama tha se është një zonjë me integritet qëka arritur rezultate të spikatura.
“Në Durrës kemi vendosur të besojmë tek fuqia e gruas, një zonjë që për rreth 6 vjet ka drejtuar Tatimet e Republikës në Durrës dhe për të cilën asnjëherë nuk ka pasur asnjë ankesë e jo më pastaj arsye të qenësishme pëqr të vënë në dyshim integritetin, gjë që e provojnë katërcipërisht dhe rezultatet e spikatura të asaj drejtorie tatimore. Një ekonomiste që është e njohur në të gjithë familjen tonë politike prej shumë vitesh por që besoj do të njihet edhe vlerësohet edhe deri në zonat më periferike të asaj bashkie”, u shpreh ai.

Po të duhura, Rama vlerësoi edhe kandidatët për bashkitë që nuk janë qeverisur deri tani nga PS.
“Për të vazhduar me dëshirën që të njëjtën gjë që kemi bërë për bashkitë ku kemi qeverisur dhe rezultatet janë të prekshme, nuk ka asgjë të përsosur por rezultatet janë të prekshme edhe në ato bashki ku nuk kemi qeverisur besoj kemi bërë zgjedhje të bukura edhe në bashkitë e Devollit, një bashki tradicionalisht djathtas por që ka një potencial të madh ende të pashfrytëzuar pa harruar padyshim edhe të tjera bashki që deri më sot nuk kanë qenë në drejtimin e njerëzve të mandatuar nga PS, Selenica është një bashki e vogël në pikëpamjet të qendrës së vet por me një territor shumë të madh dhe është si të thuash jastëku i gjelbër i Vlorës ku ne po punojmë shumë duke krijuar kushtet e infrastrukturës për një zhvillim rural të konsiderueshëm bazuar në potencialet që ka ajo zonë por që ka përjetuar një izolim të madh për shkak të mungesës së rrugës. Apo bashki si Cërriku apo Përrenjasi që janë dhe ato të vogla në zë por jo të vogla nga potenciali, janë drejtuar deri sot nga kryebashkiakë që i kemi mbështetur dhe ne por që i përkasin një kulture qeverisëse ndryshe nga e jona”, deklaroi kreu i qeverisë.

(m.k/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...