Kuriozitete

Nga ekrani prej safiri tek diamantet, çfarë ofron telefoni luks “Vertu” i Kujtim Gjuzit

Loading...


Makina, ora, telefon e veshje të shtrenjta. Politikanët shqiptarë janë të tërhequr nga “objektet” e luksit, i ekspozojnë hapur ato e shpesh herë përpiqen të justifikojnë pronësinë e tyre.

Rasti më i fundit është ai i deputetit më të ri të parlamentit, Kujtim Gjuzi, i cili tërhoqi vëmendjen me telefonin “Vertu”, që sipas tij kushtonte 7 mijë euro. Për të justifikuar vlerën e shtrenjtë të tij, Gjuzi u shpreh se telefoni nuk i përkiste atij por Partisë Konservatore.

Përpos debatit sesi një forcë politike zotëron të ardhura sa ti sigurojë përfaqësuesit të saj një telefon të një vlere të tillë, në fakt të kuriozon ideja se çfarë ofron ky telefon.Nëse do të pyesnim se kush është telefoni më i shtrenjtë, shumica do të thoshte iPhone, por mesa duket “Vertu” renditet në vend të parë.

Me një kërkim të thjeshtë, mundëm të gjejmë se çmimi i telefonave “Vertu” nis nga 7,900 euro modeli bazë dhe deri tek 44,000 modelet më të fundit. Kjo është arsyeja përse këta quhen telefona luksi.

 

Më herët, drejtuesi ekzekutiv i Dizajn të “Vertu”, Hutch Hutchinson, ka rrëfyer çfarë e bënë këtë teknologji luks.

Ne krijojmë telefona duke përdorur disa materiale shumë ekzotike dhe padyshim janë shumë të shtrenjta. Ne bëjmë oferta të çmendura për njerëzit nëse ata duan dhe madje duke shtuar gurë të çmuar nëse është e nevojshme. Dhe sigurisht, ju nuk mund të gërvishtni këto telefona pasi ato kanë ekran safiri. Po po, safir. Kjo pasi, safiri renditet në vend të dytë, pas diamanteve, për fortësinë.

Për të përmendur edhe anët mbrojtëse të telefonit të quajtura “binarët mbrojtës”, të krijuara nga material i fortë si titani i shkallës së pestë që mbron gjithë telefonin. Ky material titani përdoret edhe në motorët e avionëve, pasi është dyfish i fortë se titani i zakonshëm. Pavarësisht mbrojtjes së “fortë”, ky telefon është mjaft i lehtë për shkak të mbështjelljes prej magnezi.

Telefonat kanë procesorë prej 4 giga RAM dhe një çip të dedikuar të përpunimit të imazhit, përmes kamerave profesionale SLR që ofrojnë foto me cilësi deri 21 megapixel. Padyshim më e rëndësishmja është edhe jetëgjatësia e baterisë si edhe cilësia e audios. Në këta telefona sërish është përdorur një rrjet-titani për të ndikuar në cilësinë e zërit, tre herë më të mirë se telefonat e zakonshëm dhe duke u kujdesur për sigurinë e klientëve”.

Për të gjitha cilësitë e përmendura nga Hutchinson, këta telefona kanë vlera marramendëse. E nëse do të pyesni se kush mund t’i përballojë çmime të tilla, Partia Konservatore është njëra prej tyre.

gsh.al

Marre nga TPZ.al

Loading...