Lifestyle

Nga data tek vendi, zbulohen detajet nga ceremonia e damës së Gaz Pajës

Loading...

Aktori i humorit, Gaz Paja dhe partnerja e tij prej disa vitesh, Ira Seferaj vendosën më në fund ta kurorëzojnë lidhjen në martesë.

“Xing” ka zbuluar detaje nga ceremonia, e cila duket se do të jetë një ceremoni me shumë të ftuar dhe për këtë, kanë zgjedhur një prej ambienteve më luksoze të kryeqytetit, një ceremoni madhështore, e cila do të mbahet në datën 1 qershor!

Loading...

Gaz Paja dhe Ira Seferi do të shfaqen për herë të parë në publik si burrë e grua tek hoteli “Plaza”. Përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani, dhe duket se gjithçka do të jetë e kuruar në detaj.

Pavarësisht se kanë disa vite bashkë, Gaz Paja dhe e dashura e tij Ira nuk kanë preferuar ta bëjnë shumë publike historinë e tyre, por megjithatë paparacët kanë mundur t’i fotografojnë në vendet ku ata janë parë sëbashku.

L.K/Dosja.al

The post Nga data tek vendi, zbulohen detajet nga ceremonia e damës së Gaz Pajës appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani