Aktualitet Lajme

Nga Basha tek Berisha, foto nga figurat e PD-së jashtë selisë –

Loading...

TIRANË

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të mërkurë në orën 17:00 Kryesinë dhe grupin e saj. Kreyedemokrati Lulzim Basha pas diskutimit me figurat e selisë blu, do të mbajë edhe një fjalë para mediave, ku pritet  të vendoset një datë për protestën tjetër kombëtare të frontit opozitar.

Burimet i thanë “BalkanWeb” se dy datat që priten të vendosen për protestën janë 25 maji ose 1 qershori, por kjo zyrtarisht do të komunikohet nga lideri demokrat Lulzim Basha.

Ndërkohë ‘LSA’ ka shkrepur momentet kur figura të rëndësishme të PD-së kanë mbërritur tek godina e selisë blu për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Basha.

Në foto nuk kishte se si të mungonte lideri historik, Sali Berisha si edhe figura të tjera me kontribut në Partinë Demokratike.

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Marre nga Balkanweb

Loading...