Sport

Neymarit i ndalohet festimi i titullit me PSG-në

Loading...

Çdo ditë e re në Francë, po sjellë një problem të ri për futbollistin Neymar.

Yllit brazilian i është ndalur të festojë titullin e Ligue 1 me shokët e skuadrës së PSG-së.

Klubi parisian të shtunën do të festojë titullin e shtatë të Francës, pas përballjes me Dijon në ‘Parkun e Princave.


Komisioni Disiplinor i Ligue 1, ka njoftuar PSG-në se Neymarit nuk i lejohet hyrja në fushën e stadiumit, ku skuadra do të festojë titullin.

Rregulloja nuk e lejon që një lojtar i sanksionuar të hyjë në fushë, deri në përmbushjen e dënimit.PSG rrezikon të marrë një dënim nëse lejon Neymar të paraqitet në fushë në festën e titullit.

Ky rregull vlen edhe për brazilianin tjetër të PSG-së, Marquinhos, i cili po ashtu është i suspenduar.

Burimi

Loading...