Lifestyle

“New Look” nga Rita Ora –

Loading...

Sapo u publikua dhe duket se do të jetë një prej hiteve të verës. Bëhet fjalë për “New Look”, projektin më të ri muzikor të Rita Orës.

Me një stil mjaft të veçantë, 28-vjeçarja e kishtë paralajmëruar më herët këtë këngë në rrjetet e saj sociale, duke bërë që pak orë pas publikimit të arrijë mbi 600 mijë klikime.

Videoklipi i xhiruar në Dubai, vjen pas bashkëpunimit me Tiesto dhe Jonas Blu “Ritual”, i publikuar para 3 javësh dhe që tashmë numëron mbi 24 milionë shikime.

Edhe pse e angazhuar me koncerte të ndryshme anembanë botës, me qëllim promovimin e albumit të saj “Phoenix”, Rita ka ditur që edhe këtë herë të sjellë suksesin e radhës.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani