Aktualitet

Nesër sillet trupi i Major Tanushit, homazhet do të mbahen tek Muzeu Kombëtar

Loading...

TIRANË– Nesër pritet të mbërrijë në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushi, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni.

Trupi i Majorit do të vijë në orën 12:45 me avion ushtarak dhe siç bëhet me dije nga Ministria e Mbrojtjes, do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.

Më pas, në datën 16 maj, ditën e enjte, nga ora 10:00 – 12:00 do ët zhvillohen tek Muzeu Historik Kombëtar homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe Ceremonia Shtetërore.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”

Të gjitha ambasadat shqiptarë në vende të ndryshme të botës si SHBA, Kanada, Kosovë, Rumani, Turqi, Bullgari, etj, kanë përcjellë ngushëllimet për humbjen e Nëntetares Hasanaj dhe Major Ranushit.

(f.m/dosja.al)

The post Nesër sillet trupi i Major Tanushit, homazhet do të mbahen tek Muzeu Kombëtar appeared first on .

Marre nga

Loading...