Sport

Nëse Milani nuk e arrin Ligën e Kampionëve, Donarumma mund të kalojë në PSG

Loading...

Milani ka ende gjasa për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë nuk varet gjithçka nga Rossonerët, pasi tashmë po e presin me padurim edhe ndeshjen Juventus-Atalanta, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, për klubin “kuq e zi” nga qyteti i modës do të ketë pasoja nëse nuk e arrin Ligën e Kampionëve.


Kjo pasi, disa lojtarë kyç pritet të largohen nga San Siro, e një nga ta edhe Donarumma.

Loading...

Sipas “La Republica”, PSG-ja është e gatshme t’i ofrojë Milanit 50 milionë euro për portierin e ri italian.

Gjithsesi, ende ka kohë për t’u mësuar gjërat, por nuk po ndalen ndryshimet në kampin “Milanello”.

Kujtojmë se tashmë drejtori Leonardo ka fshirë të gjitha fotot me emblemën e Milanit, duke lënë kështu dyshime të shumta për të ardhmen e tij.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani