Sport

Neni që mund ta dënojë Dritën me heqjen e 9 pikëve

Loading...

Vazhdon edhe më tutje të jetë temë diskutimi në çështjen e ankesës së Trepçës’89.

Klubi mitrovicas është ankuar se lojtari i Dritës Ardit Mustafa nuk kishte të drejtë loje kundër Flamurtarit, pasi nuk ishte i licencuar, shkruan GazetaBlic.

Kësisoj, duke u bazuar në rregulloret e garave, ai klub që e bën një gabim të tillë, me apo pa qëllim dënohet me heqjen e pikëve, deri në nëntë sosh, që do thotë se Drita nëse shpallet fajtore do të zbriste në pozitën e dhjetë dhe do të kishte pak gjasa që t’i shpëtonte barazhit.


Gjithsesi, klubi nga “Riza Lushta” mund ta shfrytëzojë këtë, që me fitore eventuale do t’i largohej ndeshjes vendimtare, me çka do ta siguronte mbijetesën edhe për një edicion.

Loading...

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani