KOSOVA

Nëna vajton djalin 11 vjeçar të vrarë nga forcat serbe më 1998 në Krajkovë (FOTO) –

Loading...

23:55, 24 Maj 2019

Hasime Elshani nga fshati Krajkovë e Drenasit, është gruaja me vaj e lot e cila figuron në fotografinë e publikuar më poshtë.

Ajo shihet duke vajtuar rëndë para trupit të djalit të saj të pajetë, Shemsiut 11 vjeç, i cili ishte vrarë më 24 tetor të 1998 nga një snjaperist serb, njofton .

Në përshkrimin e momentit të rëndë për Kronikë Lufte në Kosovë, siç shkruan një nga raportuesit, Shemsi Elshani ishte vrarë ndërsa po priste dru bashkë me babain e tij Rashitin.

Loading...

Në rrëfim përshkruhet edhe fakti se funerali i tij u përcoll nën breshërit e plumbave për shkak të luftës që po ndodhte në Kosovë.

‘’Ky djalë do të ishte 32 vjeç sot nëse nuk do të ishte vrarë’’,  thuhet mes tjerash në përshkrimin e një reporteri ndërkombëtar, Alan Chin.

Ofshamat dhe bërtimat e kësaj nëne nga Drenica, ishin kapur si një moment tejet i vështirë i asaj cfarë po përjetonin shqiptarët kosovarë si pasojë e krimeve që po kryheshin nga forcat serbe.

Fotografia fillimisht ishte shkrepur për New York Times, nga Cecilia Bohan dhe Jessie Witt, njofton .

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani