KOSOVA Lajme

Në Prizren arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë 

Loading...

Sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka njotuar se ka arrestuar një person i cili ka vjedhur në Prizren.

Në njoftimin e Policisë,  thuhet se viktima ka qenë një grua nga Prizreni të cilës i janë vjedhur disa gjëra dhe një telefoni ‘Iphone X’.

“Me datën 25.06.2019 në orët e pasditës ka ndodhur një rast i vjedhjes në mënyre të vrazhdë, ku viktimë e këtij rasti ka qenë një grua në Prizren . Vjedhja është kryer nga i dyshimti mashkull R.Ç i lindur në vitin 1999. I dyshimti pasi e ka kryer ketë veprim kriminal ka arritur që të fshihet nga organet e policisë, përderisa policia duke vepruar në mënyre efikase dhe profesionale ka arritur të identifikoj të dyshimtin dhe sot me datë 28.06.2019 i njëjti është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë” thuhet nw njoftimin e policisë.

Loading...

Viktimës policia ja ka kthyer gjërat e vjedhura perderisa ende është në kërkim të një telefoni ‘Iphone X’, që ka qenë i vjedhur nga i dyshimti.Rasti është duke u hetuar./GazetaBlic/

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani