Sport

Në fundjavë nis faza e “play-off”-it në futsall

Loading...

Luftëtari ka befasuar të gjithë ditën e sotme, teksa me një deklaratë për shtyp ka njoftuar se ka pezulluar trajnerin Julian Ahamtajt dhe dy titullarët Albano Aleksin dhe Jackson Ferreiran. Humbja në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës me rezultatin 5-3 la të zhgënjyer shumë drejtuesit e bluzinjëve. Këta të fundit donin të arrinin në finalen e Kupës për herë të parë në histori, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Klubi kishte paralajmëruar se do të kishte masa ndaj ekipit pas eliminimit, ndërsa tashëm gjithçka bëhet zyrtare, pasi tekniku dhe dy titullarët janë pezulluar me dy javë. Numri një i stolit nuk do të dalë në stërvitje dhe as futbollistët. Aleksit dhe Jackson i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe nuk kanë pranuar rinovimin me shumë mundësi kjo krisje do të jetë përfundimtare. Një dënim i tillë është shumë i papritur pasi Ahmataj ka bërë një punë të shkëlqyer, duke afruar gjirokastritët drejt mbijetesës në Superiore.

Njoftimi për shtyp:

“Klubi i futbollit Luftëtari, pasi ka ndjekur me shqetësim ecurinë e skuadrës dhe sidomos humbjen e thellë në takimin përballë Tiranës, çka solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqiperisë, stafi drejtues i klubit, ka analizuar me seriozitet situatën dhe ashtu siç ishte paralajmëruar ka marrë masa disiplinore. Nga ana jonë janë pezulluar për një afat dy javor, trajneri Julian Ahmataj si dhe zv. trajneri Neritan Novi. Gjithashtu për një afat dy javor janë pezulluar edhe futbollistët Albano Aleksi dhe Jackson Ferreira Silverio.

Klubi i futbollit Luftëtari, nuk mund të tolerojë kurrsesi paraqitje si ajo përballë Tiranës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, ku skuadra u shthur totalisht duke pësuar gola dhe një humbje të papërtypshme.

Luftëtari bën me dije se për trajnerët apo lojtarët e pezulluar nuk do të ketë masa financiare, duke i paguar ata rregullisht si gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Në këto dy javë, skuadra në procesin stërvitor, apo ndeshjet e kampionatit do të drejtohet nga trajneri i portierëve Jovan Mihajlovic.

Arritja e objektivit mbijetesë, edhe pse ende jo matematikisht bën që skuadra të ketë mundësinë e rotacionit dhe ne po shohim me përparësi aktivizimin e lojtarëve të cileve nuk u është dhënë mundësia të tregojnë vlerat e tyre.

Luftëtari ka nisur tashmë punën për formatimin e skuadrës për sezonin e ri dhe përforcimin e saj me elementë cilësore. Ne jemi të vendosur të ndërtojmë sërish një Luftëtar dinjitoz, i cili do t’i japë tonin Superliges Shqiptare dhe do të bëjë krenar një qytet të tërë”, – shkruan klubi gjirokastrit.

The post Skandal në Gjirokastër, Luftëtari pezullon Ahmataj dhe dy titullarë appeared first on GazetaBlic.

Burimi

Loading...