Lifestyle

Në emisionin grek, reperi rrëfen vështirësitë e fëmijërisë: Në Greqi nuk më donin se isha shqiptar

Loading...

Këngëtari shqiptar, Agustin Gega, i njohur si ‘Sin Boy’ i ftuar në emisionin grek “The 2Night Show” ka rrëfyer pengesat dhe vështirësitë që ka kaluar në fëmijërinë e tij në Greqi, duke përballur edhe racizmin.

Ndër të tjera ka rrëfyer edhe disa nga vështirësitë me të cilat është hasur kur prindërit e tij vendosën të emigronin drejt shtetit fqinj.

“Unë kam lindur në Greqi, por me origjinë jam nga Shqipëria. Prindërit e mi erdhën këtu nga Shqipëria. Kaluam vite të vështira, por tani kam të ardhura. Kam kaluar kohë kur haja bukë me vaj dhe me kripë, shqiptarët e kuptojnë këtë. Shumë emigrantë shqiptarë e kanë kaluar këtë fazë, e kam kaluar dhe unë dhe jam krenar që e kam përjetuar sepse më ka bërë më të fortë. Kam përjetuar shumë racizëm në Greqi, vajzat nuk më donin sepse isha shqiptar. Prindërit e tyre ju thonin ‘mos u shoqëro me atë sepse është shqiptar”,-ka deklaruar Agustini.

Loading...

Reperi i cili ka bashkëpunuar me reperen, Rina në këngën “Gigi”.

L.K/Dosja.al

The post Në emisionin grek, reperi rrëfen vështirësitë e fëmijërisë: Në Greqi nuk më donin se isha shqiptar appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani