Politike

Ndryshimet e kufijve, delirime diabolike –

Loading...

Presidenti Ilir Meta, retorikat për ndryshime kufijsh në Ballkan i ka quajtur “delirime diabolike” dhe përpjekje të politikanëve autoritarë për tu shmangur nga llogaridhëniet e brendshme.

Dëgjojmë shpesh ore pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Por natyrshëm, pse të mos bashkohen të gjithë serbët, pse të mos bashkohet të gjithë kroatët, të gjithë boshnjakët? Këto delirime gjoja patriotike, më shumë se folklorizëm, janë diabolizëm i gjallë. Janë një përpjekje e politikanëve autoritarë për tu shmangur nga llogaridhëniet e brendshme dhe për të provokuar tema të cilat postojnë vëmendjen e opinionit dhe shpesh e bëjnë këtë në mënyrë të koordinuar. Njëri pasion dhe tjetri zhyt. Ndërkohë, ikin të rinjtë nga Shqipëria, nga Bosnja, nga Serbia, nga Kosova. Dhe na ftojnë të shikojmë një film që e kemi parë më parë.

Presidenti Meta foli të mërkurën në konferencën me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.

Ai theksoi se në dialogun me Serbinë, Shqipëria duhet të respektojë institucionet e Kosovës dhe të punojë për unifikimin e qëndrimeve të tyre.

Loading...

Duhet të kemi parasysh se kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria në këtë çështje thjeshtë është një mbështetëse e këtij dialogu. Nëse Shqipëria hyn në këtë dialog cenon integritetin e institucioneve të Kosovës. Shqipëria ka njohur Republikën e Kosovës, ka qenë ndër vendet e para, e njeh dhe do ta njohë gjithmonë. Dhe kjo do të thotë se ne duhet të respektojmë institucionet e Kosovës në dialogun me Serbinë. Kush thotë se do bisedojmë me Tiranën se do kufizojmë serbët me shqiptarët, na fton të shohim filmin që kemi parë dekada, shekuj më parë në Ballkan. Gjërat duhet të jenë të qartë, nuk duhet të zbehim rolin konstruktiv, pozitiv, që ka pasur dhe duhet të ketë Shqipëria. Detyra jonë është të nxisim unifikimin dhe konsensusin e përbashkët në Kosovë dhe të kërkojmë bashkërendim dhe koordinim me BE-në dhe SHBA. Nëse dikush mendon se duhet të angazhohet më pak Europa, apo më shumë Amerika, bën shumë gabim”, tha Meta.

Meta kujtoi se megjithëse Franjo Tuđman dhe Slobodan Miloseviç ranë dakord për ndryshim kufijsh në vitet 1990, në luftërat që pasuan vdiqën qindra mijëra persona, ndërsa kufijtë nuk ndryshuan asnjë centimetër. /tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani