Aktualitet

Nderimet për Klodian Tanushin, në ceremoninë e homazheve edhe ministri Sandër Lleshaj (FOTO)

Loading...

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve që është zhvilluar për major Klodian Tanushin tek Muzeu Kombëtar.

Lleshaj ka takuar familjarët e Tanushit, të cilëve iu ka shprehur ngushëllimet më të thella, si edhe ka vendosur kurorë me lule në arkivolin e Dëshmorit të Atdheut.

Sander Lleshaj, minister i Brendshem

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

(F.g/dosja.al)

The post Nderimet për Klodian Tanushin, në ceremoninë e homazheve edhe ministri Sandër Lleshaj (FOTO) appeared first on .

Marre nga

Loading...