Uncategorized

Ndahet nga jeta bashkëshortja e Sllobodan Millosheviç – TV KLAN

Loading...


Ka vdekur në moshën 76-vjeçare e veja e “Kasapit të Ballkanit”, Mira Markoviç Millosheviç, bashkëshortja e ish-Presidentit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç. Ajo ka vdekur sot rreth orës 15:30 në Rusi, siç raportojnë mediat serbe.

Markoviç ishte profesoreshë e Sociologjisë në Universitetin e Beogradit, kishte botuar libra dhe punime teorike, si dhe ishte anëtare e Akademisë së Shkencave Sociale të Rusisë.

Ish-shefja i JUL-it ka pasur disa operacione në vitet e fundit. Ajo ka qenë në spital në Rusi javën e kaluar dhe gjendja e saj karakterizohej si e vështirë, por jo e rrezikshme për jetën.

Loading...

Gjykata e Apelit në Beograd kohët e fundit hoqi vendimin me të cilin Markoviç u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre në ndarjen e apartamenteve shtetërore dhe urdhëroi përsëritjen e gjykimit. Markoviç konsiderohej krahu i djathtë i Sllobodan Millosheviçit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore.

Sllobodan Millosheviç, ish-President i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuzat më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid. Ai ishte bashkëthemelues i Partisë Socialiste të Serbisë. Millosheviç u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Vetëm në Kosovë regjimi i udhëhequr nga Millosheviç ka vrarë rreth 10 mijë shqiptarë dhe ka shpërngulur afër një milion shqiptarë, duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre në vitin 1999. /klankosova

SuperDyqani

Source link

Loading...
SuperDyqani