Muzikë për bamirësi/ Këngëtarë të njohur në eventin, “Të gjithë për Korçën”

Pasi më shumë se 180 banesa u dëmtuan në Korçë dhe Kolonjë pas tërmeteve të disa ditëve më parë, artistët kontribuojnë në mënyrë të pavarur me një koncert bamirësie. Vëllezërit korçarë ishin të parët që patën idenë e rikthimit të filantropisë, një traditë e vjetër kjo e Korçës.

Ata mblodhën rreth 20 artistë të ndryshëm që do të mbajnë një koncert maratonë ne sheshin e katedrales së këtij qyteti, të enjten mbrëma .

“I ftojmë të gjithë njërzit, të gjithë qytetarët korcarë në këtë koncert maratonë, me shpresën që do të mblidhen disa fonde. Të gjithë njerëzit nga mbarë shqiptaria dhe diaspora shqiptare duhet të sensibilizohet dhe të bëjnë të njëjtin veprim, si inicatorët, që janë artistët në këtë rast. Jashtë çdo konteksti politik, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti”, tha Stefi Prifti.

Top Channel është media partner dhe spotin e kemi parë, por cilët do të jenë disa nga këngëtarët pjesëmarrës?

“I janë përgjigjur ftesës shumë artistë VIP të këtij vendi si Aleksandër Gjoka, Eneida Tarifa, Devis Xherahu, Anxhela Peristeri, Eli Fara etj. Për të gjithë pjesmarrësit aty do të jenë disa kuti transparente , që secili të hedhë sipas mundësive të vet”, tha Endri Prifti.

Ka ndonjë mënyrë tjetër që duam tja bëjmë të dukshme publikut tani sa i përket llogarisë bankare?

“Është një detaj. Në momentin që njerëzit do ti drejtohen njërës nga këtyre tre bankave duhet të pyesin për sloganin “Të gjithë për Korcën”, tha Stefi.

“Në orën 19 do fillojnë këngëtarët me emër. Do zgjasë rreth katër pesë orë koncerti maratonë. Më lëjoni t’ju falënderoj për këtë nismë. Falemindërit për kronikën Top Channel dhe për mbështetjen mediatike. Uroj që të gjithë të bëjmë më të mirën tonë, sipas mundësisë”, tha Endri Prifti.


Top Channel

Marre nga Top Channel