Aktualitet

Muzikë funebër në sfond dhe me foton e tij në duar, Forca Tokësore nderon Major Tanushin (VD)

Loading...

TIRANË– Forca Tokësore ka ndEruar Major Klodian tanushin që vdiq si pasojë e një shpërthimi mine në Letoni. Me muzikë funebër në sfond dhe me foton e Tanushit në duar, ushtartë shihet të rreshtuar në qëndrimin gati-tu.

Fotoja e Tanushit shihet e ndarë në katër pjesë dhe ushtarët e bashkojnë sipas ritmit muzikor. Më pas Forca Tokësore ngre një parullë lart ku shkruhet mbiemri Tanushi.

Këtë video e ka publikuar edhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka në profilin e saj në Facebook.

Forca Tokësore nderon komandantin e kontingjentit shqiptar në NATO enhanced Forward Presence Battle Group Latvia, major Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s,” –shkruan Xhaçka krahas videos.

Ditën e sotme ka mbërritur në atdhe trupi i Klodian Tanushit, ndërkohë që e dita e nesërme 16 maji është shpallur ditë zie kombëtare dhe të gjitha institucionet do të ulin flamurin në gjysmështizë.

Ceremonia e homazheve do të zhvillohet tek Muzeu Historik Kombëtar, nga ora 10:00-12:00.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(f.m & a.s/dosja.al)

The post Muzikë funebër në sfond dhe me foton e tij në duar, Forca Tokësore nderon Major Tanushin (VD) appeared first on .

Marre nga

Loading...