KOSOVA

Mustafa takon presidentin e NDI Dereck Mitchell –

Loading...

15:45, 14 Maj 2019

Kryetari i Lidhjes Demokraktike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar me presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik, Dereck Mitchell.

I pari i LDK-së ka falënderuar Ambasadorin Mitchell për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë NDI institucioneve kosovare drejt zhvillimit dhe avancimit të vlerave dhe institucioneve demokratike në vend.

Me këtë rast Mustafa ka theksuar kjo organizatë ka përkrahur në vazhdimësi Lidhjen Demokratike dhe proceset në të cilat ka kaluar kjo parti.

“NDI ka përkrahur vazhdimisht organet e LDK-së, veçanërisht Grupin Parlamentar, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë”, ka theksuar Mustafa.

Loading...

Gjatë takimit Mustafa dhe Mitchell kanë diskutuar për temat e fundit në vend zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së rreth sigurisë, korrupsionit, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe investimeve të huaja në Kosovë, njofton Lidhja Demokratike e Kosovës përcjellë .

Diplomati amerikan e falënderoi kryetarin Isa Mustafa për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e dy institucioneve tona këto 20 vite. Ky bashkëpunim, pritet të vazhdojë edhe më fuqishëm, gjatë viteve në vijim.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani