KOSOVA

Mustafa takoi kongresmenin Hultgren, e falënderoi për mbështetje –

Loading...

16:07, 13 Maj 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës ka takuar kongresmenin Randy Hultgren, në takim u diskutua për situatën aktuale në vend.

Kryetari Mustafa e njoftoi Hultgren për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit dhe interesave të vendit.

Temë qendrore e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në nivel të sektorit privat, mes SHBA-ve dhe Kosovës. Kryetari Mustafa falënderoi Hultgren për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Amerika Kosovës në fushat e ekonomisë, arsimit, ushtrisë, sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për shtetndërtim, njofton .

Kongresmeni Hultgren shprehu vullnetin e SHBA-ve për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin historik mes dy shteteve tona dhe përgëzoi rolin konstruktiv të LDK-së në të gjitha proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit.

Marre nga KlanKosova

Loading...