KOSOVA

Muri që tregon portretet e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në luftë –

Loading...

18:34, 14 Maj 2019

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka hapur mbrëmë ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, kushtuar 1133 fëmijëve të vrarë, 109 prej tyre të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë.

Pjesë e kësaj ekspozite është edhe muri i portreteve të këtyre fëmijëve.

Bekim Blakaj nga Fondi ka treguar në Info Magazine se si i kanë mbledhur këto fotografi.

“Këto fotografi i kemi mbledhur përgjatë viteve, kemi marrë kopje nga familjet e fëmijëve të vrarë apo të zhdukur apo i kemi fotografuar fotografitë e tyre”.

“Për fat të keq shumë familjarë nuk kanë as fotografi të fëmijëve të tyre”.

Blakaj tregon se është prekur shumë nga kjo ekspozitë, ndonëse vetë është marrë me organizimin dhe përgatitjen e të gjitha materialeve.

“Sot kur erdha u emocionova tepër, pra edhe unë që qindra herë i kam parë, prekur këto eksponate dhe lexuar këto tekste”.

klankosova.tv

Marre nga KlanKosova

Loading...