Lifestyle

Motra bën deklaratën shokuese: “Kim Kardashian është e ligë”

Loading...

Mosmarrëveshjet mes motrave Kourtney dhe Kim shkojnë në një tjetër nivel në trailerin e sezonit të 17 të “Keeping Up With The Kardashians”.

Madje në promo, edhe nëna e tyre, Kris Jenner, i lutet vajzave të shtypin një buton “reset” për të ndryshuar nga e para, pasi i krahason me personazhet e filmit të famshëm “Mean Girls”.

Gjatë një bisede me Khloe, Kourtney shprehet se do të ishte e lumtur nëse reality show do të mbaronte dhe se “Kim është personi më i ligë në planet”.

Por nuk mbaron këtu. Në një skenë tjetër Kim thotë: “Do e pushojmë Kourtneyn nga puna”. Çfarë do të ndodhë në seritë e tjera kjo mbetet për t’u parë!

Loading...