Moti i keq në Vlorë, pezullohet lëvizja detare

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës prej mbrëmjes së djeshme, me erë të fortë si dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullim të lëvizjes detare.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të niset sot drejt Italisë pasi deti me dallgë deri në 6-7 ballë penalizon lëvizjen e tragetit.

Por dhe anijet e vogla kamë marrë njoftim të strehohen në gjiret ose në portin e Zvërnecit deri në një njoftim të dytë nga kapiteneria e portit të Vlorës.


Top Channel

Marre nga Top Channel