Aktualitet

Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi në det –

Loading...

Prej 24 orësh moti vijon të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje në gjithë vendin. Deti i dallgëzuar deri në 6 ballë në Durrës ka penguar punën në sektorin e peshkimit. Flota e anijeve prej afro 3 ditësh nuk ka dalë në det, duke mos e ushtruar aktivitetin e peshkimit.

Ka qenë dispeçeri që ka rekomanduar ndalimin e lundrimit të peshkarexhave për shkak të motit të paqëndrueshëm shoqëruar me erë të fortë dhe det të dallgëzuar.

Moti i keq është bërë pengesë vazhdimisht edhe për aktivitetin e ngarkim-shkarkimit në sektorin e mallrave. Puna këtu pezullohet vazhdimisht në mënyrë të përkohshme sa herë që ka reshje shiu me intensitet apo erë të forte.

Anijet tregtare si dhe tragetet e linjave, sipas kapitanerisë, nuk janë penalizuar nga moti i keq, duke vijuar aktivitetin e planifikuar, pavarësisht vështirësive në lundrim./ABC News

 

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani