Aktualitet Lajme

“Mos të kthehemi 30 vite pas”, Presidenti Meta kujton komunizmin: “Shqipëria si Koreja e Veriut të Evropës”

Loading...

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka përkujtuar Ditën Evropiane të Kujtimit të viktimave të stalinizmit dhe nazizmit.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se për 45 vite Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Evropës, ku mijëra shqiptarë u interuan, burgosën e u vra.në.

Reagimi i Metës:

Sot ne përkujtojmë Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë.

Për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat tek të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre. Është detyra jonë t’u mësojmë gjeneratave të reja të vërtetën e të kaluarës tonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më.

Loading...

Për të mos i vrarë edhe për një herë të dytë ata që sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre, që ne dhe brezat e ardhshëm të jetonim të lirë në një vend tërësisht demokratik.
Kujtimi i së shkuarës, të vërtetat e dhimbshme të mizorisë dhe shëmtisë së diktaturës komuniste janë një barë ndërgjegje e madhe për të gjithë ne. Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton.

Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.

Për të bërë atë që është më mira që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat dhe liritë e tij si çdo qytetar europian, i pashantazhuar nga kontrolli politik, frika e varfëria. Për të mos u kthyer më kurrë 30 vite pas!🇦🇱

The post “Mos të kthehemi 30 vite pas”, Presidenti Meta kujton komunizmin: “Shqipëria si Koreja e Veriut të Evropës” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani