Aktualitet Lajme

Monika Kryemadhi: Arsimi është prioriteti ynë kryesor

Loading...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me gjimnazistë të kryeqytetit, ku u diskutua për problemet e arsimit parauniversitar dhe Maturës Shtetërore.

Në fjalën e saj ajo tha: “ Dua të falenderoj të gjithë grupin e gjimnazistëve, të gjithë gocat dhe çunat, për këtë takim. Një takim qe ka të bëjë me ndarjen dhe zgjidhjen e problemeve që keni ju si maturantë. Zgjidhja e problemeve është politika. Nuk heqim dorë sepse zgjidhja e problemeve, për fatin tonë të mirë ose të keq, është politika. Mbledhja sot vjen për shkak të problematikave tona. Situata në të cilën gjendemi e ka bërë alarmante sensibilizimin e politikës. Në situatën që gjendemi sot, nuk dini ku të shkoni, keni probleme me ligjin e lartë, ka sjellë sot mungesën e të gjithë infrastrukturës për të ndihmuar studentë, duke filluar me portofolët, duke vazhduar me mos barazinë e notave, me kurrikulat e kështu me rradhë. Edhe nëse është faji i ministrisë, nuk duhet t’i shmangemi, pasi jemi ne ata të cilët e kemi sjellë këtë mosfunksionim të sistemit arsimor. Këmbana e alarmit ka rënë në këtë periudhe sepse shumë te rinj largohen nga Shqipëria. Statistikat tregojnë se 5,000 të rinjtë shqiptarë, janë larguar”.

Loading...

Ajo shtoi gjithashtu: “Maturantë dhe gjimnazistët janë një gjeneratë shumë energjike. Dua t’iu falenderoj dhe është e rëndësishme që tryeza të tilla të bëhen shpesh, pasi ndihmoni në zgjidhjen e të gjithë problematikave në sistemin tonë arsimor. Përballuni me mësuesit tuaj, pasi iu jep me shume dinjitet dhe për periudhën që vjen pas shkollës. Dua t’iu falenderoj përsëri sepse angazhimi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, një sensibilizim për ne, sepse pjesëmarrja juaj në aktivitetet tona rrit detyrimin tonë ndaj bindjeve politike. Dua të them që arsimi është shumë i rëndësishëm, është prioriteti ynë kryesor”.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani