Aktualitet Lajme

Momentet rrënqethëse: 3 fëmijët e vegjël të majorit Tanushi puthin arkivolin e të atit

Loading...

Ditën e sotme, po zhvillohen homazhet për majorin Klodian Tanushi, që u nda nga jeta gjatë misionit ushtarak në Letoni.

Të pranishëm në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë janë një numër i madh figurash politike, ushtarakësh dhe të afërmish të majorit, mes tyre bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e mitur.

Majori la pas tre fëmijë, djali më i madh i të cilit është 14 vjeç, i dyti 11 vjeç dhe vajza e vogël 1 vjeçe, të cilën mamaja e mban në krahë ndërsa përlotet pranë të ndjerit.

E ndonëse janë të vegjël në moshë, dy djemtë e majorit e kanë kuptuar se kjo është lamtumira për babain e tyre, ku janë kapur teksa puthin arkivolin e tij.

Pas kryerjes së homazheve, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, aty ku do të prehet përjetësisht.

The post Momentet rrënqethëse: 3 fëmijët e vegjël të majorit Tanushi puthin arkivolin e të atit appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani