Sport

Ministrja Shahini mbledh federatat për dhunën –

Loading...

Të mbledhur nga Ministrja Arsimit e Sportit dhe Rinisë për të diskutuar për ndryshimet në Kodin Penal për minimizimin e dhunës në sport, përfaqësuesit e federatave e adresuan diskutimin e tyre tek financat, ligji për sponsorizimet dhe lehtësitë fiskale për investuesit në sport.

“Ndoshta dhe dhuna sportive vjen edhe nga kjo, nga mosfinancimi i mirë i sporteve tona. Cilësia sportive rritet duke e fuqizuar financimin”, tha kreu i Federatës së Notit, Agim Çiraku.

Për Ministren e Sportit, ky ishte një pohim i papranueshëm.

“Është një deklaratë e papranueshme. Buxheti është ky që është. Sot jemi mbledhur për një temë tjetër. Unë mendoj që dhuna në sport, jo vetëm shkakton dëm aty për aty ku ushtrohet“, tha Ministrja Shahini.

Loading...

Presidenti i FSHF u tregua më i drejtpërdrejtë, teksa kërkoi më shumë vëmendje nga qeveria për zhvillimin e sportit në vend.

“Shqipëria duhet të ketë patjetër një institucion i cili përgjigjet vetëm për sportin. Unë kam pasur një takim edhe me Ministrin e Financave, me specialistë atje. Nuk shoh pothuasje asnjë lloj mundësie që ai propozim që ne kemi bërë të pranohet”.

Duka sfidoi përfaqësuesen e qeverisë në kërkesën e tij që sporti në Shqipëri të trajnohet, ashtu si në vendet fqinj.

“Ju duke qenë nga Kosova, na sillni vetëm ligjin e Kosovës, asgjë më tepër”.

Qeveria njoftoi së fundmi ndryshimet në Kodin Penal për minimizimin e fenomeneve të dhunës, që parashikojnë  masa 1 deri në 5 vite burg për goditje ndaj arbitrave trajnerëve, apo sportistëve.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani