KOSOVA Lajme

Ministra e drejtësisë ndau mbi 544 mijë euro për të akuzuarit për krime lufte nga Gjykata Speciale

Loading...

Në kohën kur Gjykata Speciale për krimet e supozuara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë është jetësuar dhe ka nisur ftesta e para për dhjetëra pjesetarë të UÇK-së, minsitria e drejtësisë për vitin 2018 ka ndarë një shumë prej gjysmë milioni euro nga buxheti i saj për mbrotjen juridke dhe mbështetje fianciare për personat potencial që mund të akzuohen, shkruan Gazeta Blic.

Në raportin e auditimit për vitin 2018 thuhet se Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Albelard Tahiri ka ndarë shumë për këtë kategori në vlerë prej 544 mijë euro.

“Te kategoritë Subvencionet dhe Transferet – Buxheti Final për Subvencione dhe Transfere ishte 695,097€. Prej tyre, në vitin 2018 ishin shpenzuar 544,950€. Ato kanë të bëjnë me mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave potencial të akuzuar nga dhomat e specializuara. Ne kemi testuar tetë pagesa me vlerë të përgjithshme 316,350€ dhe nuk kemi vërejtur ndonjë çështje për tu raportuar”, thuhet në raportin e zyrës së auditorit e cila ka bërë publike raportin komplet për pasqyrat financiare për vitin 2018 për këtë ministri.

Loading...

@Gazeta Blic

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani