Sport

Milani vazhdon ëndrrën Champions, shpresat te Juventusi

Loading...

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i mbrëmjes në Serie A.

Milani ka shënuar fitore tejet të rëndësishme si mysafir i Fiorentinës, për t’i mbajtur gjallë sado pak shpresat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic.

Mjaftoi një gol i Calhanoglus në minutën e 36-të, për tre pikë tejet të rëndësishme.


Tani “kuq e zinjtë” kanë tre pikë më pak se Atalanta, por që kjo e fundit i shkon Juventusit në javën e ardhshme, derisa me një humbje eventuale dhe fitore të Milanit, ashtu siç pritet ndaj Frosinones, shtatë herë kampionët e Evropës do të kualifikoheshin në garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin dy xhirot e fundit në Itali, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani