Sport

Milan kërkon t’i ndryshohet orari për ndeshjen ndaj Frosinones!

Loading...

Milan ka një kërkesë për Federatën Italiane të Futbollit.

Ndeshja mes Juves dhe Atalantas është shtyer nga ora 15:00 në 20:30 dhe kjo nuk u ka pëlqyer drejtuesve të Milanit, të cilët kanë kërkuar të njëjtën gjë nga Federata Italiane, përcjell GazetaBlic.

Siç raportohet nga ANSA, Rossonerët e bënë këtë kërkesë për të garantuar që ndeshja Juventus-Atalanta të mbetet konkurruese, duke pasur parasysh se po luftojnë me Atalanta për një vend në Ligën e Kampionëve.

Loading...

Pra, nëse kërkesa e tyre do të aprovohet, atëherë të dyja ndeshjet do të luhen në orën 20:30.

Lojtarët e Gattuso janë aktualisht të pozicionuar në vendin e pestë, tre pikë prapa Atalanta në vendin e tretë. Interi është i katërti, por ata do të luajnë ndeshjen e tyre nesër mbrëma, dhe kështu mund të rivendosin pozitën e tyre në vendin e tretë.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani