Sport

Milan kërkon me ngulm mesfushorin e Sassuolos

Loading...

Milan ka shprehur interesim për të nënshkruar mesfushorin e Sassuolo – Stefano Sensi.

Sipas Gazzetta dello Sport, kontaktet janë në vazhdim e sipër midis drejtorit të Milanit, Paolo Maldini dhe agjentit të Sensi, Beppe Riso, përcjell GazetaBlic.

Rossonerët kanë propozuar një kontratë pesëvjeçare, me vlerë prej 1.5 milionë euro në sezon.


Megjithatë, Schira ka njoftuar drejtuesit e Milanit se Sassuolo nuk do të lejojë largimin e Sensit për më pak se 25 milionë euro.

Sensi ka gëzuar një sezon fantastik me Sassuolo, me ç’rast ka marrë edhe ftesën e parë nga kombëtarja e Italisë.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...